A do të vazhdojë Gjendja e Jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, do të vendos Këshilli i Sigurisë i thirrur nga Pendarovski
Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nesër në ora 12:00 të mbledh Këshillin e Sigurisë, transmeton Portalb.mk.
Në këtë Seancë, Qeveria e RMV-së do të dorëzon raportin e miratuar në Seancën 41-të të saj, ku propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme, duke argumentuar se masat e marra kanë qenë të suksesshme.
Në Seancën e Këshillit pritet të marrë pjesë edhe Bujar Osmani, zv.kryeministri për Çështje Evropian dhe Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ndryshe, Pendarovski ka sqaruar dje, se të enjten është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai paralajmëroi se do të ftojë këshillin e sigurisë për të diskutuar në lidhje me masat e deritanishme dhe ato që pasojnë. Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet edhe për 30 ditë tjera.
LEXO: Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme duhet të rishpallet edhe për 30 ditë (VIDEO)