Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme duhet të rishpallet edhe për 30 ditë (VIDEO)

Meqenëse të enjten është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski do të ftojë këshillin e sigurisë për të diskutuar në lidhje me masat e deritanishme dhe ato që pasojnë. Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet edhe për 30 ditë tjera, njofton Portalb.mk.

Sipas Presidentit Pendarovski, situata në vend kërkon që gjendja e jashtëzakonshme të rishpallet edhe për 30 ditë tjera, ai shtoi se pret vendimin e Qeverisë por gjithsesi beson se kjo do të ndodhë, për shkak se siç tha ai, kështu e kërkon situata.

“Të enjten kalon afati 30 ditor nga dita e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, atë ditë në ora 12:00 do ta ftoj Këshillin e Sigurisë, ku do të diskutojmë për të gjitha masat e mara deri sot nga institucionet kompetente dhe do të pres kërkesë formale nga Qeveria për atë se a ka nevojë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë tjera. Sipas informacioneve që kam unë deri tani, gjasat janë shumë të mëdha që gjendja e jashtëzakonshme të rishpallet për shkak se situata aktuale e kërkon ashtu, situata është kjo që është edhe atë në gjithë botën, në qoftë se sot më pyet të marr vendim, unë do kisha thënë gjendja e jashtëzakonshme të shpallet edhe një herë” theksoi Pendarovski.

Ndryshe, Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në një vizitë në kazermën ushtarake të Tetovës ku në mes të tjerash, me pjesëtarët e armatës diskutoi në lidhje me rolin e kësaj të fundit në luftën kundër virusit korona, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button