Dënim për 13-të qytetarë të Gostivarit dhe Kumanovës për mosrespektim të orës policore, propozoi Prokuroria

Prokuroritë themelore publike në vend po vazhdojnë procedurat për dënimin e qytetarëve që nuk respektojnë rekomandimet e qeverisë në luftën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Kështu, PTHP në Gostivar propozoi dënimin e tetë qytetarëve pasi nuk kishin respektuar orën policore, ashtu që u kapën duke lëvizur nëpër qytet pa leje të qarkullimit.

PTHP propozoi denim prej 100 gjoba ditore.

Për arsye të njëjta, Prokuroria në Kumanovë ka propozuar dënim për pesë qytetarë për mosrespektimin e orës policore. PTHP-Kumanovë propozoi dënimi të jetë 1,000 euro.

Bazuar në nenin 206 të Kodit Penal, qytetarët duhet të respektojnë masat shëndetësore të Qeverisë në kohën e epidemisë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka dokumentuar se 98 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, gjegjësisht orën policore, ndërkaq 67 prej tyre janë arrestuar, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 908 persona ndërsa raste aktive janë 778. Kanë ndërruar jetë 6 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button