Për një muaj, 40 mijë persona kanë humbur punën në Shqipëri

Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së Covid-19, Arben Ahmetaj, mbrëmë në studionin e “Opinion”, ka shpjeguar më tej paketën e dytë ekonomike të prezantuar më herët ditën e sotme nga kreu i qeverisë, Edi Rama, njofton revista Class, transmeton Portalb.mk.

Duke sqaruar pikat e paketës ekonomike, Ahmetaj tha se përllogariten që 40 mijë punonjës të jenë shkarkuar nga puna nga muaji Mars, deri në 10 Prill.

Pikërisht kjo kategori është e përfshirë në bonusin prej 400 mijë lekësh të vjetra që qeveria ka vënë në dispozicion.

Blendi Fevziu: Pra i bie që 40 mijë persona janë hequr nga puna?

Arben Ahmetaj: Po, në total tek bonusi prej 400 mijë lekësh përfshihen 66 mijë persona, 40 mijë përllogariten ata që kompania i ka larguar nga puna nga muaji mars deri më 10 prill.

Ahmetaj sqaroi se ato biznese që kanë përfituar nga paketa e parë ekonomike, 260 mijë lekë të vjetra do vijojnë t’i marrin për muajt që do vijojë kjo situatë, ndërsa të gjitha bizneset e vogla që nuk janë përfshirë tek paketa e parë dhe që rezultojnë të mbylla, por dhe ato biznese të vogla që janë të hapura, por për shkak të situatës nuk kanë pasur punë, do të marrin një bonus 400 mijë lekësh të vjetra, por vetëm një herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button