Kosovë, shkoi në 8 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar për një vdekje të re nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke çuar në 8 numrin e përgjithshëm të të vdekurve të infektuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton komunikata nga MSH, pacientja ka qenë e shtrirë në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, me moshë 39 vjeçare.

“Sot me datë 13 prill 2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12 prill 2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me COVID-19”, njofton MSH.

MSH shton se e njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Në Kosovë deri më tani 362 raste janë diagnostikuar me koronavirus, ndër të cilët 59 janë shëruar dhe 8 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button