Cilat vende kanë masa më të rrepta, cilat më të buta, në luftën me Kovid 19

Sipas hulumtimeve të shkencëtarëve nga Universiteti i Oksfordit, Kroacia dhe Serbia edhe Sllovenia kanë masa më të rrepta për mbrojtje nga pandemia e virusit Kovid 19 në botë, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Maksimalisht 100 pikë në listën kualifikuese për masa të rrepta, spas Oksfordit kanë Kroacia, Serbia, Sllovenia, India, Pakistani, Siria, Vietnami, Sri Lanka, Tunisia,Uganda, Republika Jugoafrkane, Botsvana, Madagaskari, Hondurasi dhe Kosta Rika.

Kina ka rezultatet më të ulëta (42.86), ku së pari u shfaq pandemia dhe pati qindra miliona njerëz nën një lloj karantine, por ndërkohë epidemia në Kinë thuhet se u qetësua dhe karantina është hekur, megjithëse atje pritet një valë e dytë e epidemisë.

Më e famshme për masat e saj të buta mbrojtëse është Suedia, e cila deri një javë më parë ishte më e qeta krahasuar me vendet tjera në botë, dhe për këtë arsye kishte gjithsej 42.86 nga 100 pikat.

Përveç Suedisë dhe Kinës, masa më të buta ka edhe Zambia me 47.62 pikë, Guatemala me 54,38 pikë, Rumania 57,14 dhe Kenia me 59.52 pikë ndërsa masa veçanërisht të buta kanë Bolivia, Algjeria, Mongolia, Çad, Kolumbia, Japonia, Gana dhe SHBA.

Disa vende nuk kanë qasje në të dhëna për masat mbrojtëse, përfshirë Turkmenistanin, regjimi i të cilit gjithashtu ka ndaluar përdorimin e fjalës koronavirus në publik. Ose Bjellorusia, presidenti i së cilës Aleksander Lukashenko i ka këshilluar qytetarët të pinë vodka për të luftuar sëmundjen, duke shtuar: “Këtu nuk ka viruse. Unë nuk i shoh “.

Sigurisht, për vlerësim gjithëpërfshirës të strategjive kombëtare individuale do të duhet të pritet deri në përfundimin e pandemisë dhe të krahasohet numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital dhe të vdekurve të popullsisë.

Përfaqësuesit e masave më të buta theksuan se është e domosdoshme të krahasohet dëmi ekonomik që vendet i kanë shkaktuar vetes me strategji të ndryshme, por është herët të bëhet çfarëdo vlerësimi i efekteve të pasojave ekonomike, sepse asnjë ekspert serioz nuk dëshiron të bëjë parashikime konkrete për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button