Francë, rritet në 14.393 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë është rritur në 14.393, me 561 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1.613 raste të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 132.591.

Aktualisht në spitale po trajtohen 31.826 pacientë, nga të cilët 6.845 janë në kujdes intensiv, ndërkohë numri i personave të shëruar dhe të lëshuar në shtëpi është 27.196.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, virusi COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.8 milionë, me pothuajse 111 mijë vdekje dhe mbi 412 mijë të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button