Post-korona vauçerë: Pronarët e restoranteve po përballen me krizën në mënyrë inovative

Duke ndjekur shembullin e vendeve të zhvilluara ku shumë lokale kanë gjetur zgjidhje inovative për të mbijetuar krizën e koronës, disa pronarë të restorante në Maqedoni janë përpjekur t’i ndihmojnë vetes për të kapërcyer goditjen financiare. Në emër të bashkëpunimit dhe besimit besnik që ata e kanë krijuar me të mysafirët në ambientet e tyre, disa nga hotelierë e kanë nisur një aksion në rrjetet sociale për të shitur vauçerë që vizitorët mund t’i përdorin në lokalet e tyre pas kalimit të epidemisë Kovid-19, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Shembull i tillë është “Rustikana” nga Shkupi, i cili tashmë ka filluar shitjen e vauçerëve për mysafirët që mund të blihen tani, ndërsa do të përdoren pasi të fillojnë me punë. Vauçerët kanë vlerën prej 500 dhe 1.000 denarë, ndërsa mund të blihen me çmim prej 400 dhe 800 denarë, ashtu që vizitorët në të ardhmen do të kenë zbritje prej 20% në faturat e tyre. Blerja e vauçerëve rregullohet përmes mesazheve në Facebook.

“Një gjë që mund të bëjmë tani është të ndihmojmë njëri-tjetrin,” kanë porositur nga “Rustikana”.

Ky objekt hotelerik nuk është i vetmi në vend që po përpiqet të mbijetojë në periudhën e ndalimeve të shumta për lëvizje të qytetarëve. Disa restorante në Shkup kanë filluar të funksionojnë përmes kompanive për dërgesa të porosive për të qenë në gjendje t’u shërbejnë klientëve të tyre në shtëpi. Disa nga ambientet e hotelerike e kanë riorganizuar edhe mënyrën e punës, në mënyrë që vetë punonjësit kanë filluar të dërgojnë produkte nëpër shtëpitë e klientëve.

“Meta.mk” dhe “Portalb.mk” tashmë kanë shkruar për fushatën, e cila u fillua nga profesori Hasim Deari nga Gostivar në fund të muajit të kaluar. Ai ka vendosur të dhurojë fondet që rregullisht i ka ndarë për dy kafet, që ai zakonisht pinte çdo ditë në ambientet e lokalet e qytetit të tij, t’i jep për kamerierët.

Shembuj të tillë të riorganizimit të funksionimit, në emër të mbijetesës së krizës së koronës, vijnë në një kohë kur disa pronarë të objekteve hotelerike, të grupuar në odat ekonomike, u kërcënuan se do të pushojnë punonjësit e tyre, duke publikuar shifra jozyrtare prej afro 15.000 punonjës. Oda e turizmit dhe hotelerisë ka njoftuar sot se kanë realizuar takim konstruktiv me Ministrat e financave dhe ekonomisë duke theksuar se propozime të reja për ndihmë për sektorin e tyre do të paraqesin në qeveri të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button