Kinë, 99 raste të reja me COVID-19

Kina konfirmoi më pak se njëqind raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), shumica të importuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) të Kinës, 99 raste të reja u raportuan të shtunën në vend dhe rajonin Xinjiang, ku 97 prej tyre ishin të importuara nga jashtë, shifra më e lartë ditore që nga 6 marsi.

Një ditë më parë, vendi konfirmoi 46 raste, me 42 infeksione të importuara.

Zona ku u shfaq virusi, provinca Hubei, nuk ka raportuar ndonjë rast të ri ose vdekje.

Të dhënat e NHC-së tregojnë se rastet e importuara në Kinë rriten dita ditës, pasi numri i përgjithshëm i rasteve të importuara ka shkuar deri në 1.280, megjithëse asnjë vdekje nuk u raportua nga infeksionet e importuara deri më tani dhe 481 pacientë u larguan nga spitalet pasi u shëruan me sukses.

Kina deri më tani ka konfirmuar 82.052 raste, me 3.339 vdekje, ndërsa 77.575 pacientë janë shëruar dhe larguar nga spitalet, sipas raportit të NHC.

Ndërkohë, Hong Kongu ka raportuar 1.000 raste dhe 4 vdekje deri më tani, Tajvani ka 385 raste dhe Macau 45 raste, sipas komisionit.

Që nga e shtuna, gjithsej 336 të infektuar me koronavirus u shëruan në Hong Kong, 99 në Tajvan dhe 10 në Makau.

Pasi u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, është përhapur në të gjithë botën, kurse epiqendra e saj është zhvendosur në Evropë.

Në gjithë botën, pandemia ka marrë jetën e afro 109,000 njerëve dhe ka infektuar mbi 1,78 milionë, ndërsa më shumë se 405.000 njerëz janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button