Davitkovski ia dorëzoi dorëheqjen e tij presidentit Ivanov

Presidenti Ivanov sot u takua me profesor Borçe Davitkovskin, i cili javën e kaluar dha dorëheqjen nga pozicioni kryetar i Komisionit për sqarimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit.

Siç informuan nga zyra e tij, Ivanov ka shprehur shpresën se Komisioni përkundër situatës së re do të gjejë mënyrë për të përfunduar me sukses obligimet e ndërmarra.

Ivanov dhe Davitkovski bashkërisht kanë vlerësuar se puna e deritanishme e Komisionit është një bazë e mirë për të përfunduar me sukses obligimet nga marrëveshja e 1 marsit.

Lajme të ngjashme

Back to top button