Në aeroplanmbajtësen franceze “Charles de Gaulle” 50 të prekur me COVID-19

Rezultojnë të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) 50 persona nga personeli i aeroplanmbajtëses “Charles de Gaulle” të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes, për 66 punonjës në anijen që ndodhet në Oqeanin Atlantik janë kryer testimet për COVID-19, ku 50 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Sipas deklaratës, rastet nuk janë në situatë të rëndë, por që me qëllimin e masave 3 persona në anije janë dërguar nëpërmjet Portugalisë në qytetin Toulon të Francës.

Në një deklaratë të bërë dy ditë më parë nga ministria u theksua se aeroplanmbajtësja e cila ndodhet në Atlantik, do të kthehej në portin Toulon të Francës më 23 prill për shkak të dyshimit për COVID-19 tek një pjesë e ekuipazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button