100 ditë kur OBSH njoftoi për rastet e para me Covid-19 në Kinë

Sot shënohet dita e 100-të pasi Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi për rastet e para të koronavirusit të ri në Kinë, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në llogarinë e tij në Twitter, transmeton OraNews.

Që atëherë, më shumë se 1.5 milion raste të koronavirusit janë raportuar në të gjithë botën, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Për 100 ditët e kaluara, angazhimi ynë i palëkundur ka qenë t’u shërbejë të gjithë njerëzve të botës me barazi, objektivitet dhe asnjanësi. Kjo do të vazhdojë të jetë fokusi ynë i vetëm në ditë, javë dhe muaj përpara,” shkroi Tedros.

“Ne kemi qenë veçanërisht të shqetësuar për mbrojtjen e më të varfërve dhe më të prekurve në botë, jo vetëm në vendet më të varfra, por në të gjitha vendet,” tha Tedros.

Ai shtoi se organizata shëndetësore do të lëshojë një strategji të azhurnuar dhe një “Plan të Rishikuar të Gatishmërisë Strategjike dhe Reagimit në ditët e ardhshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button