BE: 800 milionë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhejli, sot deklaroi se Bashkimi Evropian ka ridestinuar 3,8 miliardë euro fonde për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët e lindjes dhe të jugut të BE-së për ndihmë në luftë kundër virusit korona, njofton Portalb.mk.

Kjo është pjesë e strategjisë së Bashkimit Evropian për përgjigje globale ndaj pandemisë, të paralajmëruar dje nga ana e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.

Ajo dje porositi se është me rëndësi të veçantë që Bashkimi Evropian të jetë i gatshëm që t’u ndihmojë vendeve të treta në këtë luftë, veçmas në kontinentin afrikan.

“Si pjesë e përgjigjes sonë globale ndaj pandemisë me virusin korona, kemi ridestinuar mbi 3,8 miliardë euro nga fondet e planifikuara të Ballkanit Perëndimor dhe të fqinjëve tanë të afërt të lindjes dhe të jugut, atje ku kanë me të vërtetë nevojë sot: përgjigje urgjente për krizën shëndetësore, për përforcimin e sistemeve shëndetësore dhe zbutjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia, ndajmë kontinent dhe mundemi të kemi sukses bashkë”, tha Varhejli.

Pakoja “Ekipi Evropa” ka për qëllim që të ndihmojë në të gjithë nevojat globale të BE-së në mbarë botën nëpërmjet vendeve anëtare, por edhe institucionet financiare të BE-së, veçmas Bankës Evropiane Investuese dhe Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvilli.

Pakot e para të “Ekipi Evropa” tanimë po zbatohen në Ballkanin Perëndimor, tha KE.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta harmonizojë përgjigjen e saj ashtu siç do të zhvillohet gjendja dhe do të fokusohet në vendet e goditura të cilat kanë nevojë për mbështetje shëndetësore siç janë vendet në Afrikë, në fqinjësi, Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut, pjesë të Azisë dhe Paqësorit, Amerikës Latine dhe Karaibeve”, thonë nga KE.

Fokusi më i madh i BE-së do të jenë në grupet e prekura, ashtu siç janë emigrantët.

Pakoja e përgjithshme është 15,6 miliardë euro, prej të cilave, 3,25 janë për Afrikën, 800 milionë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Vendet e fqinjve jugor do të marrin 2,1 miliardë euro, ndërkaq ata të lindjes 962 milionë euro.

Azija dhe Pacifiku do të marrin 1,2 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button