Nabakova, dermatologe: Kujdes me kremrat antibakterial, ja si të veproni në rast të acarimit të lëkurës

Dezinfektimi i duarve por edhe i pjesëve tjera të trupit në kushte të pandemisë është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, përdorimi në mënyrë jo të duhur të këtyre kremrave mund të çoje deri në çarje, acarim si dhe infeksione të ndryshme të lëkurës. Për këtë, folëm me mjeken specialiste të dermatologjisë, Ekaterina Nabakova, njofton Portalb.mk.

Dermatologja Nabakova potencoi se në qoftë se keni prekur objekte të ndryshme është e rëndësishme të dezinfektoni duart, megjithatë ajo shtoi se kjo nuk duhet tepruar për shkak se lëkura e dorës është shumë e ndjeshme si dhe sipas saj pas përdorimit të antibakterialëve duart duhet të hidratohen.

Për shkak të virusit korona, ne si asnjëherë më pare përdorim kremra antibakteriale edhe atë vendosim nga 20 herë në ditë. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se lëkura e dorës është shumë e ndjeshme. Në kushte të pandemisë ne duhet të kujdesemi sa më shumë për lëkurën e dorës tonë, me kremra të ndryshme hidratimi dhe zbutje. Nuk ka ndonjë sasi fikse se sa antibakterial në ditë duhet të përdoret, në qoftë se nuk jeni të mbrojtur me doreza dhe keni prekur gjëra, patjetër të përdoret ky i fundit. Mirëpo, pas dezinfektimit të duarve sigurohuni që duart tuaja të jenë të hidratuar” theksoi dermatologja Ekaterina Nabakova.

Nabakova për Portalb.mk shpjegoi  arsyet se pse këto kremra antibakteriale mund të ndikojnë keq në lëkurën e njeriut në qoftë se ata nuk përdoren siç duhet, sipas saj përdorimi i tepërt i të njëjtave mund të paraqes tharje, acarim apo çarje të duarve madje edhe sëmundje të lëkurës.

“Kremi antibakterial efikas është ai që në përbërjen e tij posedon më së paku 60% alkool. Në këtë mënyre, kjo sasi e alkoolit është shumë agresive për lëkurën e dorës dhe mund të jetë e dëmshme shumë. Për këtë shkak ne ndjejmë një tharje të duarve, ndonjëherë edhe acarim apo çarje të duarve, e kështu mund të marrim edhe infeksion të dyfishtë, pa kujdes të shtuar këto acarim në lëkurë mund të transformohen në ekzemë” tha dermatologja Ekaterina Nabakova

Ilustrim

Kur duhet të kontaktojmë dermatologun?

“Përveç tharjes, acarimit dhe çarjes të duarve si pasojë e përdorimit të tepruar të kremrave antibakteriale, sidomos atyre në formë të xhellit ekziston gjithashtu rreziku i paraqitjes së reaksioneve alergjike për shkak të përbërësve që i përmbajnë këto kremra, për ngjyrosje dhe aromë. Reaksionet alergjike manifestohen me skuqje, krurje dhe ënjtje, në rast të shfaqjes së këtyre simptomave duhet patjetër të kontaktohet dermatologu, e kjo mund të bëhet edhe përmes telefonatës për shkak të situatës me virusin korona” shtoi Nabakova.

Sipas mjekes specialist të dermatologjisë, Nabakova, secilën herë që dezinfektohen duart duhet patjetër të përdoret çfarëdo lloj kremi tjetër për hidratimin e lëkurës kurse para çarjes së duarve mund të përdoren kremra me pantenol me qëllim të shërimit më të shpejtë të të njëjtave dhe mbrojtjes nga ndonjë infeksion i mundshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button