RMV, Për shkak të masave për COVID-19, do të vazhdohet pushimi i lindjes

Pushimi i lindjes do të vazhdohet derisa zgjasin masat e Qeverisë për mbrojtje dhe përhapje i virusit korona, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nënat të cilave u ka skaduar pushimi i lindjes prej 9 muaj, nuk do të rikthehen në punë në periudhën vijuese për shkak të gjendjes me virusin korona, por do të marrin pagë nga Fondi i Shëndetësisë, njëjtë sikur në muajt e kaluar, njofton Portalb.mk.

“Me urdhëresë me fuqi ligjore të Ligjit për raporte pune që e ka miratuar Qeveria, mungesa në punë e punëtores për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe prindërimit dhe birësimit vazhdon të rrjedh dhe kompensimi i pagës vazhdon të paguhet deri në skadimin e zgjatjes së masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i COVID-19. Vazhdimi i pushimit të lindjes do të rregullohet përmes Fondit të Sigurimit Shëndetësor”, ka kumtuar MPPS.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje informoi se janë regjistruar edhe 53 raste të reja me virusin korona në vend. Me këtë numri i personave bartës të virusit korona në shtet arrin në 483 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button