Futbollistët spanjollë refuzojnë uljen e pagave pas krizës së krijuar nga koronavirusi
Kapitenët e klubeve të kategorisë së parë dhe të dytë të futbollit spanjoll kanë dalë kundër uljes së pagave pas krizës së krijuar nga koronavirusi, raporton e përditshmja spanjolle “Sport”, transmeton zeri.info
Një takim i mbajtur me kapitenëve të klubeve dhe Shoqatës së Lojtarëve Spanjollë përfundoi me refuzimin e futbollistëve për shkurtimin e pagave.
Koronavirusi ka shkaktuar kaos të madh në botën e sportit, derisa kampionatet e shumë vendeve janë pezulluar.
Gjithashtu Kampionati Evropian dhe Lojërat Olimpike janë shtyrë për vitin e ardhshëm.