Lajmet e rreme dhe koronavirusi shkojnë krah për krah, ndërsa onlajn mediat po bien në kurth

“Aman më, këto gazeta gënjejnë gjithmonë”, thotë gruaja e xhaxhait tim, me zemërim pasi i tregova se vaksina apo ilaçi për përdorim në masë kundër KOVID-19, pandemi që edhe më tutje po e mundon botën, nuk është aprovuar ende, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në smartfonin e saj të ri, ajo ka lexuar lajme nga disa onlajn media të pasigurta në Kosovë. Pasi në ekran është shfaqur artikull për vaksinë, ajo është ngazëllyer, duke shpresuar se bota më në fund do të kthehej në normalitet.

Artikulli – i botuar në një faqe për të cilën dihet se herë pas here mbështetet në lajme të rreme dhe informacione të kontestueshme – përmbante titull bombastik për vaksinë që ishte testuar dhe funksionon me sukses kundër koronavirusit të ri, por nëse vazhdoni të lexoni do të zbuloni se nuk ka prova që kjo do të ndodhë. Ekipe të ndryshme mjekësore në të gjithë botën janë ende duke studiuar dhe duke u përpjekur të bëjmë një vaksinë, por do të duhet të presim një kohë.

Xhaxhai i gruas time, e cila jeton në fshatin, ku jemi aktualisht të izoluar, hoqi syzet dhe psherëtiu, duke u nervozuar me telefonin. Algoritmi i telefonit të tij mbledh artikujt është “çartur” dhe me të vërtetë u bë vështirë për të që të dalluar artikujt e besueshëm nga ato të rreme.

Ngjarja e kësaj pasdite më bëri të mendoj për rëndësinë e rrjedhës së lajmeve dhe besueshmërinë e nevojshme të artikujve që shpërndahen. Leximi i lajmeve dhe informimi nuk duhet të bëhen vetëm për të mbushur një kohë (edhe pse ne jemi ngujuar në shtëpitë tona). Është një proces mjaft i ndërlikuar që mund të ketë një ndikime të mëdha mbi jetën e njerëzve.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar valë dezinformatash në të gjithë botën dhe shumë kanë filluar të besojnë në informacione jo të besueshme dhe të pa verifikuara.

Kur njerëzit përballen me ndonjë situatë stresuese dhe presin zgjidhjen e shpejtë të saj, krijuesit e lajmeve të rremë bëhen të zellshëm në kërkimin e tyre për më shumë klikime dhe ndarje. Siç shpjegon Jeff Hankok, një profesor në Stanford, njerëzit kërkojnë informacione në periudha të tilla të tmerrshme, me qëllim që të zvogëlojnë pasigurinë dhe të rikthejnë shpresën.

“Kjo mund t’i bëjë njerëzit të besojnë në informacione që mund të jenë të gabuara ose të rreme sepse iu ndihmojnë atyre të ndjehen më mirë ose u mundëson që të fajësojnë dikë për atë që po ndodh”, thotë Hankok. “Kjo është arsyeja përse teoritë e konspiracionit bëhen aq aktuale në periudha të tilla”.

Në vendet e Evropës Juglindore, kërkimet tregojnë se njerëzit kanë tendencë që mos t’u besojnë informacioneve që vijnë nga Interneti, pavarësisht nëse janë faqet e internetit të lajmeve apo media sociale.

Sipas një raporti nga Shërbimi i Inteligjencës Mediatike – EBU, me titull “Besimi në Media 2019”, hendeku i besimit ndërmjet mediave tradicionale dhe atyre të reja po rritet vitet e fundit. Studiuesit në Ballkan kanë zbuluar se kjo rënie e besimit në mediat e reja – zakonisht të lidhura me onlajn median – i atribuohet kryesisht besimit të dobët ndaj mediave që e përdorin internetin për të komunikuar me lexuesit e tyre.

Raporti i vitit 2019 për herë të parë tregoi se më shumë njerëz shfaqin besim, sesa mosbesim, në shtypin e shkruar, por onlajn mediat nuk përfshihen në këtë kategori. Në përgjithësi, njerëzit në Bashkimin Evropian kanë tendencën të mos u besojnë mediave, gjithashtu besimi në median sociale është dhe internetin është i ulët.

Në Kosovë, portalet e lajmeve janë zakonisht të pakualifikuar dhe kryesisht furnizohen me artikuj të lajmeve të botuar më parë diku tjetër, një praktikë e quajtur “copy & paste” që ka krijuar një flluskë në të cilën portalet shkëmbejnë informacione pa i kontrolluar siç duhet.

Gazetarët zakonisht kalojnë kohë duke shikuar lajme të tjera nga zyrat e tyre dhe duke kopjuar artikuj posa të shfaqen në ndonjë portal tjetër. Një gazetar zakonisht kalon kohën e tij duke raportuar nga zyra dhe duke botuar rreth 20 artikuj në ditë, ndërsa informacioni i rremë dhe i pa verifikuar përshkohet me lehtësi nëpër çarje.

Që nga fillimi i krizës së koronavirusit, media online në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore janë kapur në mënyrë të përsëritur në kurthin e artikujve të rremë të ndara që më parë janë shkëmbyer nga mediat e huaja e më pas të përkthyer me zell nga mediat në të dy vendet.

Një raport që analizon gjendjen e onlajn mediave në Maqedoninë e Veriut, i botuar nga ”Media” në 2017, në bashkëpunim me “BIRC” dhe Civika Mobilitas, përfundon se mjedisi i onlajn mediave në Maqedoninë e Veriut është pothuajse kaotik. Shumica e portaleve nuk i japin autorit emrin e artikullit, ndërsa më shumë se gjysma e përmbajtjeve të publikuar janë shkarkuar nga media të tjera madje edhe pa e ndryshuar as titullin.

Në këtë mënyrë, onlajn mediat rrezikojnë të bëhen shërbëtorë të rrjeteve të lajmeve të rreme, të cilat nga ana e tyre përpiqen të rrisin aktivitetin e tyre gjatë emergjencave të tilla.

Ndërsa COVID – 19 po bën kërdi në të gjithë botën, njerëzit përdorin kohën në shtëpitë e tyre për të menduar dhe për të bërë punë për të cilat më parë s’kanë pas mjaftueshëm kohë . Vallë mediat duhet të mendojnë më shumë për rolin e tyre në përhapjen e dezinformatave dhe uljen e besimit në mediat e përgjithshme dhe mediat e përgjithshme”.

Nga Arian Lumezi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button