Turqia akuzon 20 vetë për vrasjen e Khashoggit

Turqia akuzoi 20 persona të dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Stamboll, në tetor të vitit 2018, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Prokurorët thanë se zëvendësshefi i inteligjencës saudite, Ahmad Asiri, dhe ish-ndihmësi i mbretit saudit, Saud al-Qahtani, janë akuzuar për nxitje të vrasjes.

Tetëmbëdhjetë të tjerët u akuzuan për, siç u tha, kryerje të “vrasjes së qëllimshme dhe monstruoze” brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Agjencitë e inteligjencës në Perëndim besojnë se vrasja është urdhëruar nga princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, gjë të cilën ky i fundit e mohon.

Në kohën kur është vrarë, Khashoggi ka qenë duke punuar për gazetën amerikane Washington Post.

Ai po ashtu ka qenë kritik i Qeverisë saudite.

Autoritetet saudite kanë thënë se Khashoggi është vrarë në një “operacion që ka shkuar keq”.

Në dhjetor, një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona dhe ka burgosur tre të tjerë për vrasjen.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button