Ronaldo: Nuk festoj nëse shënoj ndaj United

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai nuk do të festojë në rast se shënon gol ndaj Manchester United në ndeshjen që do të zhvillohet në Old Trafford.
Portugezi për gjashtë vite ka luajtur për Manchester Unitedin, para se të kalonte te Real Madridi në vitin 2009, ndërsa CR7 ende ka reflektuar ndjenja për dashurinë e tij të parë.

“Unë nuk do të festoj golin tim nëse shënoj në Old Trafford”, është cituar Ronaldo nga AS.

Nuk është hera e parë që Ronaldo reflekton nostalgji për ish-klubin e tij, pasi së fundmi nuk e mohoi një rikthim dhe tha se Sir Alex Ferguson është babai në futboll për të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button