Vazhdon helmimi i Haraçinasve, edhe në 2013 (FOTO)

Premtimet për rregullimin e çështjes së kanalit të ujërave të zeza në Haraçinë akoma mbesin vetëm premtime parazgjedhore. Ky problem që tangon mijëra banor të kësaj lagje vite me radhë nuk po gjen zgjidhje. Kanali i hapur i ujërave të zeza që kalon përmes fshatit Haraçinë vazhdon akoma të përhapë erë të padurueshme, me rrezik për epidemi të ndryshme.

“Fatkeqsisht premtimet se do të rregullohet ky kanal harrohen pas zgjedhjeve. Kemi bë gjithçka që të vrasim veshin e autoriteteve, por nuk ka pasur ndonjë rezultat. Kemi frikë nga epidemi, sepse kjo nuk është asgjë tjetër veçse helm” – thotë një banor i fshatit.

Ministria e Ekologjisë në fillim të vitit kishte premtuar se problemi i kanalizimit, që është një nga problemet kryesore të haraçinasve, do të zgjidhet deri në fund të vitit. Viti po përfundon, ndërsa zgjidhja është akoma larg, gjë që mund të shihet edhe nga fotografitë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button