Thaçi: Vendi i Kurtit paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se vendim i Qeverisë për të kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.

Ai mbajti konferencë vetëm pak minuta pasi Qeveria mori vendim për kufizim të lëvizjes së qytatarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, transmeton Koha.net.

“Jam detyruar që sonte të thërras mediat dhe që përmes tyre t’iu drejtohem në këto orë të vona për shkak të një vendimi të rrezikshëm për qytetarët dhe sigurinë e vendit. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës”, tha Thaçi.

Sipas tij, liria e lëvizjes mund të kufizohet vetëm kur të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Vendimi për kufizimin e lirë të qytetarëve paraqet shmangien nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhen vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. E atë mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button