Pandemia COVID-19, rreth 275 000 të infektuar në botë, 11 000 të vdekur dhe 90 000 të shëruar

Sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti Johns Hopkins numri i të prekurve me coronavirus në botë kalon shifrën 275000, numri i të vdekurve shkon në 11000 dhe rreth 90.000 persona janë shëruar. Italia vijon të jetë vendi më i prekur ku vetëm ditën e djeshme u regjistruan 627 të vdekur duke arritur një rekord prej 4032 viktima të shkaktuar nga COVID-19, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Sa I përket situatës në Evropës, pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i prekur nga virusi me rreth 20 mijë të prekur. Vetëm të premten u regjistruan 200 të vdekur. Greqia regjistron rreth 495 raste me coronavirus dhe 10 të vdekur. Në Holandë vetëm në një ditë  u regjistruan 30 të vdekur dhe 534 të infektuar.

Edhe në Francë ku Presidenti Macron paralajmëron se jemi në luftë  numri i viktimave sipas të dhënave më të fundit ka shkuar në 450 , me 78 raste të reja të të vdekurve. Në Gjermani mediat raportojnë për 18 mijë raste të prekurish dhe 50 viktima.

Shumë shtete të botës kanë marrë masa duke mbyllur dyqane intitucione dhe duke iu kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin masat e autoriteveve për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ndërsa pjesa më e madhe e botës po lufton me coronavirus, Kina për të tretën ditë radhazi nuk raporton asnjë rast të ri  të brendshëm me COVID- 19. 41 rastet e reja janë raste të importuara nga persona që kanë ardhur nga jashtë Kinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button