COVID-19, çfarë ndikimi do të ketë mbi ekonominë dhe a ka një rreze shprese?

Ndërsa shtetet mbyllin dyqanet, kufijtë e iu luten qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, ekonomia globale po duket gjithmonë e më pak e shëndetshme, shkruan Euronews.

Dow Jones në Nju Jork e mbylli të premten me një rënie prej 4.5 për qind, duke shënuar javën më të keqe për Wall Street që nga kriza financiare e 2008. Mundësia e një recesioni global duket edhe më e prekshme; bankat qendrore kanë ulur normat e interesit në nivele rekord.

Dhe gjithmonë e më shpesh, njerëzit po zbulojnë se nuk kanë më një punë se ku të shkojnë.

Saadia Zahidi, zyrtare e lartë e Forumit Ekonomik Botëror, thotë për Euronews se rimëkëmbja e shpejtë varet nga veprimet që do të ndërmarrin sot qeveritë dhe punëdhënësit.

Ajo gjithashtu tha se ka më shumë nevojë për koordinim përgjatë linjave të asaj që ndodhi pas krizës financiare të 2008.

Por ka ende një fije shpresë, shtoi ajo.

“Unë mendoj se ka disa njerëz që kanë nisur të parashikojnë se mund të shohim disa ndryshime madhore strukturore në të ardhmen në lidhje me krizën që po përjetojmë”, tha ajo.

“Më shumë punë nga largësia, më pak udhëtime biznesi dhe disa ndikime afatgjata në emetimet e karbonit për shkak të kësaj.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button