Edhe Mali i Zi i ndalon tubimet fetare për shkak të koronavirusit
Policia e Malit të Zi njoftoi se do t’i ndalojë të gjitha tubimet e qytetarëve, përfshirë edhe ato që organizohen nga udhëheqësit fetarë, si masë për pengimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan REL.
Përmes një postimi në Twitter, policia malazeze kërkoi respektim të plotë të këtij urdhri. Në të kundërtën, tha policia, individët e papërgjegjshëm do të bartin përgjegjësinë dhe pasojat.
Urdhri vjen pasi disa priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi kanë thirrur tubime fetare në kishat lokale.
Tubimet fetare i kanë ndaluar edhe vende të tjera në Ballkan, që po përballen me pandeminë e koronavirusit.
Më 14 mars, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka njoftuar për pezullimin e përkohshëm të faljeve të organizuara në xhamitë e Kosovës.
LEXO: Reagoi BE-ja pas nismës për rrëzimin e Qeverisë: Kujdesuni për shëndetin e qytetarëve, lërini inatet