Dashuri në kohë të koronavirusit

Nusja dhe dhëndri Roni Ben-Ari e Yonatan Meushar, vallëzuan në një sallë gjigante, teksa familja dhe shoqëria i shikonte përmes ekranit në një transmetim direkt nëpër rrjetet sociale, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Pasi Izraeli është afër që ta shpallë karantinën për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, shumica e ceremonive, përfshirë dasmat, janë anuluar, raporton Reuters.

Si rezultat, menaxheri i ceremonive Itmar Yakutieli, ka ofruar falas ceremoni të vogla martese.

Ben-Ari, nusja 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Meushar, po planifikonin martesën më 12 mars, por u anulua pasi qeveria ndaloi tubimet deri në 100 persona, transmeton KOHA. E në dasmë kishin të ftuar 260 persona.

“Është ndryshe prej martesës që kemi ëndërruar, por është e përkryer”, ka thënë Ben-Ari.

Javën e kaluar qeveria ndaloi tubimet me më shumë se 10 persona, ndërsa mbylli shkollat dhe universitetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button