Deskoska: Përmbajuni rekomandimeve, të mos ketë nevojë për kufizime të reja

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin, Oliver Spasovski, deklaroi se vetë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të thotë me automatizëm kufizim apo ndryshim i të drejtave të njeriut apo mënyrës së jetës së qytetarëve, por po ashtu, theksoi se ekziston mundësi kushtetuese për kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse paraqitet një nevojë e tillë, njofton Portalb.mk.

Deskoska bëri të ditur se vendimi që u soll dje vlen më së paku një muaj, që do të thotë se nëse situata qetësohet, gjendja e jashtëzakonshme mund të ndërpritet, por po ashtu, nëse vazhdon epidemia, gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet me vendim të ri. Numri një i Drejtësisë, po ashtu, informoi se cilat veprime nuk guxojnë të ndërmarrin organet kompetente gjatë gjendjes së jashtëzakonshme;

“Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, kufizimi i të drejtave të njeriut nuk guxon të ketë lidhje as me të drejtën e jetës, as me ndalimin e torturës, as në dispozitën juridike të veprave të ndëshkueshme dhe dënimeve, si dhe lirisë së bindjes, vetëdijes, mendimit, shprehjes publike të mendimit, si dhe besimit fetar. Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, nuk guxon të ketë as veprime dhe dënime jonjerëzore dhe nënçmuese. Angazhimi ynë si Qeveri, është që kufizimi i të drejtave të jetë minimal dhe vetëm atëherë kur ajo është e domosdoshme. Aq më shumë që ne si qytetarë i përmbahemi  rekomandimeve që janë dhënë deri më tani, aq më shpejtë do ta tejkalojmë këtë krizë dhe nuk do të ketë nevojë për masa të reja për kufizimin e të drejtave të qytetarëve”, deklaroi Deskoska.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Qeverisë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për masa e kufizime të reja.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 42 persona.

LEXO: Spasovski: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme por qytetarët do të mund të lëvizin

LEXO: Në Bullgari viktima e tretë, në Banjsko dy shtetas të RMV-së janë infektuar me virusin korona

LEXO: Korona virusi e kthen bursën e Maqedonisë në vitin 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button