Në Bullgari viktima e tretë, në Banjsko dy shtetas të RMV-së janë infektuar me virusin korona

Bullgaria e ka regjistruar viktimën e tretë të virusit korona, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve është 94, në mesin e të cilëve janë edhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot në mëngjes gjenerali Vencisllav Mutafçiski, epror i Shtabit Nacional Bullgar të Krizës për luftë me virusin korona, njofton Portalb.mk.

Banjsko për momentin është në bllokadë të tërë, dhe nuk lejon as hyrje as dalje të qytetarëve. Virusi në këtë qendër dimërore është sjellë nga një anglez.

Viktima e tretë nga Bullgaria ka qenë në moshë 89-vjeçare.

Në ditënatën e fundit janë kryer 332 testime për virusin korona, prej të cilëve 13 kanë qenë pozitiv, ndërkaq infektimi ka hyrë edhe në qytetet Burgas, Veliko Trnovo, Smoljan dhe Pernik. Rasti në Burgas është sjellë nga Basnjsko – një  grua që ka punuar si kuzhiniere përpara një jave dhe ka kontaktuar me 25 persona.

Numri i të infektuarve në botë është rritur në 220.00, prej të cilëve 15.000 raste të reja janë në Vuhan, qyteti kinez prej ku shpërtheu epidemia. Në ditënatën e fundit për herë të parë nuk ka regjistruar rast të me virusin korona, por ka pasur 9 vdekje të reja. Në tërë Kinën janë paraqitur 34 raste të reja në ditënatën e fundit, ndërkaq të gjithë kanë ardhur prej jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button