Korona virusi e kthen bursën e Maqedonisë në vitin 2019

Rënie rekord e vlerës është shënuar në indeksin e bursës së MaqedonisëMBI10 në dhjetë ditët e kaluar për shkak të dukurisë së koronavirusit. Sot indeksi ka pësuar rënie nën kufirin prej 3.800 pikë indeksi, kurse më 5 mars ka qenë 4.997 pikë indeksi, njofton Portalb.mk.

Të dhënat e bursës tregojnë se herën e fundit vlera e IBM10 ka qenë nën vlerën prej 4.000 pikë indeksi në gusht, vitin e kaluar.

Statistika

Me sa duket as vendimi i djeshëm i Këshillit të drejtorëve të Burzës së Maqedonisë për ndryshim të limiteve të çmimeve gjatë tregtisë (limite statike dhe dinamike) nuk ndihmoi për parandalim të rënies së vazhdueshme të vlerës së IBM10.

Sipas vendimit, për letrat me vlerë të cilat janë në regjim të tregtisë së vazhdueshme, limitet statike janë +/-5% e çmimit mesatar zyrtar për letra me vlerë ditën paraprake të tregtisë, kurse limitet dinamike janë +/-1,5% të çmimit momental referent për letra me vlerë.

Për letrat me vlerë që janë në regjim të tregtisë me ankande dhe kanë limite statike, të njëjtat janë +/-10% e çmimit mesatar zyrtar për letra me vlerë në ditën paraprake të tregtisë, kurse limitet dinamike janë +/-1,5% e çmimit momental referent për letra me vlerë.

Për letrat me vlerë të cilat janë në regjim të tregtisë me ankande dhe nuk kanë limite statike, të njëjtat vazhdojnë të shiten pa limite statike, kurse limitet dinamike janë +/-1,5% e çmimit momental referent për letra me vlerë.

“Këshilli i drejtorëve edhe në periudhën e ardhshme do t’i ndjek gjendjet e tregut në nivel ditor dhe do të ndërmerr masa përkatëse në suaza të autorizimeve të saj, për të cilat opinioni do të jetë i njoftuar me kohë”, kanë informuar nga bursa.

Nëse merret parasysh që zhvillimet e bursës zakonisht e pasqyrojnë disponimin e investitorëve dhe përgjithësisht gjendjen në ekonomi është e sigurt që nëse zgjatë rreziku nga koronavirusi mund të presim recesion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button