Iran, u rrit numri i të vdekurve nga alkooli toksik

Për shkak të alkoolit toksik në Iran, është rritur në 180 numri i njerëzve të vdekur që nga 6 marsi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Qendrës së Urgjencës në provincën Fars, Muhammed Javad Muradiyan, në deklaratën për Agjencinë e Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), tha se që nga 6 marsi në provincë 427 persona janë helmuar nga alkooli toksik.

Ai tha se deri më sot në provincë kanë humbur jetën 65 persona, ndërsa 14 të tjerë janë duke u trajtuar në njësinë e kujdesit intensiv.

“Fatkeqësisht thashethemet në rrjetet sociale, kinse alkooli mund të marrë nën kontroll koronavirusin, shkaktuan këtë gjendje”, u shpreh Muradiyan.

– Konfiskohet alkool prej 50.000 litra

Ndërkohë në operacionet e njësive të sigurisë në provincën Fars, në disa ditë të fundit, janë konfiskuar 50.000 litra alkool, ndërsa janë arrestuar shumë persona që janë përcaktuar se janë prodhues dhe shpërndarës.

Pas rritjes së numrit të viktimave në provincën Fars, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 180 në mbarë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button