Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në RMV, Banka Popullore me njoftim për qytetarët

Banka popullore e RMV-së ka reaguar menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

“Bankat, shtëpitë e kursimit, këmbimoret dhe subjektet juridike që japin kredi do të vazhdojnë të punojnë, dhe të kryejnë funksionet e tyre kyçe”, deklarojnë nga BP e RMV-së.

Ata sqarojnë se përkundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të vazhdojnë të institucionet financiar që janë nën kompetencë të Bankës popullore.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me këta institucione financiare, të cilat janë të gatshme të shërbejnë edhe në gjendje të jashtëzakonshme”, deklarojnë nga BP.

Ndryshe, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në një konferencë të jashtëzakonshme sapo e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut.

“Dua të informoj qytetarët, se pak më herët e nënshkrova Vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e shtetit”, deklaroi Pendarovski.

LEXO: Zyrtare: U shpall gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button