Nga nesër mund të dilni nga shtëpia vetëm në dy orare dhe jo në çift

Nga dita e nesërme këmbësorët do të jenë më të kufizuar në lëvizje. Në vijim të masave të luftës kundër koronavirusit, njerëzit do të mund të lëvizin vetëm në dy fasha orare, 06.00 – 10.00 në mëngjes dhe 16.00 – 18.00 pasdite, por të pashoqëruar.

Lajmërimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

“Me sa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh. Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah.

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihmë shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte! Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë! Ndjesë 1000 herë, por kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër! Frikë aspak, kujdes po! Me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button