Banka Popullore me vendime të reja për mbështetje të ekonomisë

Këshilli i Bankës Popullore mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën në pajtim me kompetencat e tij solli disa vendime, të cilat janë në drejtim  të zbutjes së efekteve të pavolitshme potenciale mbi ekonominë, të shkaktuara nga paraqitja e virusit të ri.

Këshilli, siç potencojnë, solli vendim për ndryshime të Vendimit për rezervën e obligueshme, me të cilën, Banka Popullore sërish e vë në funksion  masën jostandarde te rezerva e obligueshme, me të cilën mundësohet zvogëlim i bazës për obligimin e rezervës së obligueshme në denarë në bankat afariste  për vlerën e kredive të sapomiratuara dhe rikuperuara të ndërmarrjeve  në veprimtari të cilat janë në pajtim me informatat e Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut më së shumti do të goditen nga përhapja e Kovid-19. Pritet masa  të ketë veprimtari nxitëse për mbështetjen e pandërprerë kredituese sipas kushteve të volitshme nga ana e bankave për sektoret më të goditura, transmeton MIA.

Është sjellur vendim për ndryshime të Vendimit për metodologjinë  e ballafaqimit me rreziqet me të cilën anulohet afati në të cilin bankat  duhet ta dorëzojnë  Raportin e parë për procesin e vërtetimit të likuiditetit intern, me çka,  në vend se deri më 31 maj, ky obligim do të duhet të plotësohet deri më 30 shtator të vitit 2020. Me këtë lehtësim regullator, siç citojnë nga Banka Popullore, bankave dhe ekipeve të tyre u lihet hapësirë për fokusim më të madh të sigurimit të mbështetjes kredituese në sektorin korporativ dhe të popullatës, si dhe të mbajtjes së cilësisë të portofolios  kreditore.

Këshilli soli vendim për ndryshime dhe plotësime të Vendimit  për tarifë të vetme të kompensimeve për shërbimet që i bën Banka Popullore me të cilën ndërpriten provizionet që deri tani janë paguar për marrje dhe  kthim të parave të gatshme në arkën qendrore të Bankës Popullore. Me këtë eliminohen të gjitha shpenzimet  për marrje dhe kthim  të parave efektive. Ndryshimet e tilla janë në drejtim  të mbështetjes së procesit të menaxhimit me paratë e gatshme, në mënyrën e cila i minimizon rreziqet eventuale nga bartja e infektimit përmes këtij kanali.

Të hënën, në seancën e Komitetit për politikë operative monetare të Bankës Popullore ishte sjellur vendim për zvogëlimin  e shkallës bazë të interesit në nivel prej 1,75 për qind, që, sipas Bankës Popullore, duhet të kontribuojë për zvogëlimin e çmimit të financimit përmes kredive të bankave.

“Banka Popullore do të vazhdojë me kujdes të madh ta ndjek zhvillimin e ngjarjeve dhe rreziqet potenciale nga rrethimi, dhe efektet e tyre mbi ekonominë vendore, për shkak të aftësimit adekuat të politikave  dhe reagimit adekuat dhe në kohë”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button