Konkluzionet janë të gatshme, BE-ja do të rekomandojë hapje të negociatave për RMV-në

Të miratohet vendim pozitiv për hapje të negociatave për anëtarësim, me Maqedoninë në Samitin e BE-së të caktuar për 26 dhe 27 mars, me rekomandim që ato të fillojnë me të ashtuquajturën konferencë ndërqeveritare në qershor. Kjo sipas dokumentit të punës, që qarkullon në qarqet diplomatike në Bruksel, do të duhej të ishte rekomandimi i shefave të diplomacive të BE-së, të cilët sipas agjendës së planifikuar duhet të takohen dy ditë para Samitit të liderëve, më 24 mars në Këshillin për punë të përgjithshme në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

Në dokument, të cilin Telma e kishte në dispozicion, rekomandohet që Komisioni të përgatitë kornizë për negociata jo më vonë se në qershor. Negociatat, me konferencën e parë të ashtuquajtur ndërqeveritare do të fillojnë, siç shkruan në dokumentin “të konvokohet pa prolongim pas miratimit të kornizës për negociata nga ana e Këshillit”.

Kjo, thonë burime diplomatike në Bruksel, është draft-versioni i cili tash më është harmonizuar në trupat profesional të cilët në nivel të ambasadorëve i përgatisin takimet e ministrave për punë të jashtme.

Në Bruksel dominon optimizëm, thekson i njëjti burim, që me metodologjinë e re dhe raportin pozitiv të Komisionit Evropian nga 2 marsi janë tejkaluar pengesat për hapje të negociatave dhe nuk priten vërejtje ose kushtëzime plotësuese nga ndonjë prej shteteve anëtare.

Megjithëse në dokumentin, në të cilin Telma kishte qasje, nuk saktësohet data për Konferencën e parë ndërqeveritare, sipas një pjese të praktikës së deritanishme, kjo duhet të ndodhë, bashkë me miratimin e kornizës për negociata, përkatësisht në qershor. Mirëpo është e mundur të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare dhe në mënyrë plotësuese të saktësohet, kurse gjithçka do të varet, thonë diplomatë të njoftuar në përgatitjet e Këshillit të ministrave, nga procesi i harmonizimit plotësues në ditët në vijim.

Sipas rekomandimit të kushtëzuar nga qershori i vitit 2018, vendimi për fillim të negociatave me Maqedoninë duhet të ishte miratuar në Samitin e qershorit të vitit 2019, kurse Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet kah fundi i dhjetorit vitin e kaluar. Mirëpo vendimi u prolongua për tetor, kur ndodhi edhe zhgënjimi i madh nga një prolongim plotësues për shkak të insistimit të Francës, para hapjes së negociatave për aderim me vende të reja kandidate, BE-ja së pari duhet ta revidojë mënyrën e negociatave, që ndodhi me metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni në shkurt të këtij viti.

Nëse veprohet sipas agjendës së paralajmëruar, të martën e ardhshme Këshilli i BE-së për çështje të përgjithshme, që do të mbahet në nivel të ministrave për punë të jashtme dhe çështje evropiane, duhet ta vërtetojë rekomandimin për hapje të negociatave.

Pavarësisht situatën e krizës me koronavirusin, takimet për javën e ardhshme në të cilat duhet të konfirmohen këto vendime, për momentin nuk janë prolonguar. Nëse situata nuk lejon mbajtje të mbledhjes – së pari të ministrave, e pastaj edhe të liderëve të vendeve anëtare të BE-së – në Bruksel, ekziston mundësia ato të mbahen nëpërmjet video-konferencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button