Iran, 103-vjeçarja fitoi betejën me koronavirusin

 Një grua 103-vjeçare iraniane është shëruar me sukses pasi kontraktoi koronavirusin vdekjeprurës, i cili ka marrë mijëra jetë në të gjithë botën që nga fillimi i këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha rektori i Universitetit të Shkencave Mjekësore i qytetit Semnan, Nevid Danayi, e moshuara u lëshua nga spitali, me çka u bë personi i dytë i moshuar që shërohet nga kjo sëmundje e njohur zyrtarisht si COVID-19. Pa zbuluar identitetin e pacientit, Danayi tha se e mbijetuara u shërua plotësisht.

Një javë më parë, autoritetet kineze thanë se një person tjetër 103-vjeçar u lëshua nga spitali pasi u shërua për gjashtë ditë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronvirusit, nga mbi 198.500 raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 7.900, ndërsa mbi 82.500 pacientë janë shëruar.

Sipas faqes së internetit, numri i rasteve aktive me koronavirus është mbi 107.500, 94 për qind e të cilëve janë në gjendje stabile dhe 6 për qind në gjendje kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur Evropën epiqendër të re të koronavirusit, pasi fillimisht epiqendra ishte qyteti kinez Wuhan, ku dhjetorin e kaluar u shfaq virusi për herë të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button