Pendarovski për anulimin e zgjedhjeve i ftoi në konsultim Shkariqin, Siljanovskën, Deskoskën, Shasivarin…

Disa orë pas takimit të liderëve në të cilën partitë kanë kërkuar që ekspertët ta këshillojnë presidentin Stevo Pendarovski, si të gjendet zgjidhje për anulimin e zgjedhjeve të caktuara për më 12 prill të vitit 2020, kanë ardhur profesorët Svetomir Shkariq, Renata Deskoska, Gordana Siljanovska, Denis Preshova, Tanja Karakamisheva, Jeton Shasivari dhe Aleksandar Spasov, njofton Portalb.mk.

Shefi i shtetit nëpërmjet një kumtese e informoi opinionin se janë shqyrtuar disa zgjidhje të mundshme për anulimin e zgjedhjeve, që dalin nga Kushtetuta dhe se konsultimet do të vazhdojnë ditët në vijim. Në takim kanë qenë edhe Talat Xhaferi dhe Oliver Spasovski.

Partitë parlamentare kanë pasur konsensus te Pendarovski për anulimin e zgjedhjeve për shkak të pandemisë së virusit korona. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, ndërkaq ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi që të shpallet gjendje krize.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button