Pendarovski sqaroi (pa)mundësitë për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe anulimi i zgjedhjeve

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot mbajti takim me ekspertët e drejtësisë dhe të drejtës kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Ky takim u zhvillua si pasojë e takimit të liderëve politik të cilët u pajtuan që zgjedhjet e 12 prillit të anulohen.

Ai pritet së shpejti të vendos në lidhje me shpalljen e gjendjes së krizës ose jashtëzakonshme në gjithë vendin, si dhe anulimin e zgjedhjeve të 12 prillit.

“Në takim u diskutua për gjithë zgjidhjet e mundshme që dalin nga Kushtetuta e RMV-së. Konsultimet për mënyrën e anulimit të zgjedhjeve do të vazhdojnë ditët në vijim”, deklarojnë nga Kabineti i Presidentit, pas takimit ku morën pjesë edhe kryeministri Spasovski dhe kryekuvendari Xhaferi.

Presidenti ka sqaruar se ka disa çështje që duhet diskutuar në lidhje me anulimin e zgjedhjeve, duke sqaruar se edhe ekspertët kanë dilemat e tyre.

“Ata ende punojnë, mendime të ndryshme. E dini thënien ‘dy juristë, tre mendime’, megjithatë bëhet fjalë për ekspertë të njohur se do të përgatisin dy-tre opsione, që nesër dhe pasnesër në nivel politik do të duhet t’i vendosim”, ka thënë Pendarovski.

Presidenti sqaroi edhe pikat diskutabile të kësaj çështje.

“Njëri qëndrim është se Kuvendi pas shpërbërjes nuk mund të mblidhet përsëri, të kthehet prapa as edhe në rast të luftës. Shpërndarja është edhe punë e kryer. Tjetra është, Kuvendi është shpërndarë, por mandati i deputetëve zgjat derisa nuk vijnë deputetë të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e ardhshme. Dhe këtu thyhen shtizat. Ka një vendim kontrovers të Gjykatës kushtetuese, nëse ju kujtohet më 2016 kur dy herë i anuluam zgjedhjet. Gjendja e jashtëzakonshme është me rëndësi edhe për atë nëse do të mund të anulojmë zgjedhjet”, ka thënë Pendarovski.

Sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ai thekson se vetëm me krizë ekonomike mund të arsyetohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai theksoi se sipas vlerësimeve fillestare të njërës nga odat ekonomike se nëse vazhdon kështu, do të na nevojiten huazime në vlerë prej 500 deri 700 milionë euro.

“Gjendja e jashtëzakonshme mund të vijë në tryezë, jo për marrje të masave, të cilat do ta parandalojnë përhapjen e virusit, por për përballje me situatën ekonomike, sepse në atë raste Qeveria mund të qeverisë përmes dekreteve dhe fuqive ligjore”, deklaroi Pendarovski.

Ai vlerëson se vendi ngadalë po futet në krizë serioze ekonomike.

“Nëse ka gjendje të jashtëzakonshme në atë rast, Qeveria mund të qeverisë përmes dekreteve me fuqi ligjore. Qeveria qeveris dhe mund të marrë borxh në tregun botëror, për shkak se e ka të qartë se vendosja aktuale buxhetore në afat të gjatë nuk mund të durojë”, deklaroi Pendarovski.

Ai thekson se nuk mund të funksionon Qeveria për të marrë hua, pa funksionuar Kuvendi.

“Nuk ka mënyrë të merrni hua nëse nuk punon Kuvendi”, deklaroi Pendarovski.

Ai foli edhe për mungesën e kapacitetit të shtetit për të shpallur gjendje krize.

“Nëse flasim për situatën që kemi në Qendër Zhupë dhe Dibër. Në të dy komunat, kemi mbi 350 persona nga armata, policia dhe punonjës shëndetësie. Për dy komuna sipas regjistrimit kanë 15.000 banorë, ndërsa pyetja është nëse tani kanë 10.000. Pasi është një vend mërgimtarësh. Nëse ky është rasti në të gjitha bashkitë e tjera, objektivisht në 80 komunat, kjo është situatë krize në tërë territorin, me këtë nivel të kontrollit të hyrjes dhe daljes në kufijtë komunal. Ne këtë nuk mund ta arrijmë fizikisht”, sqaroi Pendarovski.

Ndryshe, Ministria e shëndetësisë sot raportoi se nga testimi i 10 pacientëve, 5 kanë rezultuar pozitiv në testimin për virusin korona, katër prej të cilëve punonjës mjekësor nga Dibra. MSH-ja theksoi se tashmë numri i pacientëve të prekur me virusin është 31.

LEXO: Zgjedhjet u anuluan, Zaevi kërkon gjendje të jashtëzakonshme, Mickoski gjendje krize: Shëndeti para të gjithave
LEXO: Kryetari i Dibrës: Kërkojmë nga Qeveria që në ditët në vijim të dërgojë mjekë
LEXO: Virusi korona, Zyrtare: 5 qytetarë tjerë me virusin korona, 4 prej tyre punonjës mjekësor nga Dibra

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button