Kosovë, Hoti: Jeta e njerëzve është më e rëndësishme se stabiliteti financiar i bizneseve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar edhe njëherë ndaj situatës së krijuar pas koronavirusit.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se aktiviteti biznesor në gjithë Kosovën është kufizuar në maksimum, pjesërisht nga vendimet e Qeverisë dhe pjesërisht nga frika e punëtoreve dhe bizneseve për të zhvilluar biznesin normalisht, transmeton Insajderi.

Sipas Hotit, kjo është e kuptueshme derisa ka thënë se kjo situatë do të ketë pasoja për të gjithë ne.

“Nga mungesa e aktivitetit biznesor do te ndikohen te ardhurat e bizneseve dhe, rrjedhimisht, te ardhurat e familjeve, te hyrat buxhetore per shtetin, kthimi i kredive ne banka e keshtu me radhe. Te gjithe do te jemi bashke per tu perballur me keto pasoja. Vendimet e Qeverise do te jene ne perputhshmeri me situaten e krijuar”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Ai ka përfunduar duke thënë se jeta e njerëzve është më e rëndësishme se sa stabiliteti financiar.

“JETA E NJEREZVE eshte me e rendesishme se stabiliteti financiar i bizneseve dhe i bankave, te hyrat e ATK-se e te institucioneve te tjera”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button