Vitia, Klina edhe Malisheva në karantinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vendosur që komuna e Malishevës të karantinohet.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit, njofton Klan Kosova.

“Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jetë në gjendje të njejtë sikur Klina e Vitia”, deklaroi Kurti.

Ky vendim erdhi pasi sot, u rrit në 5 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, e një prej tyre ishte nga Malisheva.

“Që nga mbrëme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, janë në karantinë. Gjatë kësaj kemi qenë në kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekësore i nisem për Viti dhe Klinë. Qytetarët e Vitisë, Klinës, e tash edhe të Malishevës, si dhe struktura udhëheqëse atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, te jene besimplote se do jemi ne mbështetje me krejt fuqinë. Është tejet e rëndësishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne tërësi në mënyrë qe dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dalje nga kjo situatë”, ka shkruar Avdullah Hoti, duke shtuar edhe thirrjen “QëndroNshpi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button