Ndiqni këto udhëzime, Ministria e Shëndetësisë i përktheu në shqip disa materiale për mbrojtje nga virusi korona
Ministria e Shëndetësisë i ka përkthyer edhe në shqip fletushkat me udhëzime për parandalim dhe mbrojtje nga virusi vdekjeprurës – korona (KOVID 19), pas shkrimit të Portalb.mk që e rikujtoi se edhe shqiptarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë të saktë në gjuhën e tyre amtare.
Qytetarët mund të informohen nga informata zyrtare dhe të sakta, se çfarë duhet të bëjnë në rast se kanë simptoma të virusit korona dhe ku/si duhet të paraqiten.
Për më shumë lexoni fletushkat.
Pas dy javëve, dje Filipçe gjithashtu e publikoi në shqip edhe videon me rekomandimet nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Si transmetohet COVID-19 dhe si të mbroheni? pic.twitter.com/BX5KvJP3gI
— Венко Филипче (@VFilipche) March 12, 2020
Për interesin e qytetarëve, redaksia Portalb.mk, e përktheu njërin prej materialeve me rekomandime për parandalim të virusit korona.
Aplikacioni “AirCare” dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke bashkëpunuar me qëllim që qytetarët t’i mbrojnë dhe t’i informojnë me lajme të sakta lidhur me situatën e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet këtij aplikacioni, qytetarët mund të marrin informata të sakta dhe zyrtare lidhur me virusin korona, megjithatë edhe këtu janë vetë maqedonisht.
Edhe lista e vendeve me rrezik të ulët dhe të lartë është vetëm maqedonisht.
Ueb-faqja e Ministrisë ka version në shqip, por vetëm formal. Lajmi i fundit në shqip në Ministrinë e Shëndetësisë është më 13 dhjetor, 2017-të.