Nga gënjeshtrat e para deri në fushatat me lajme të rreme – dhe roli i Ballkanit në gjithë këtë

Që nga momenti i parë kur njeriu është bërë i vetëdijshëm për ekzistencën e tij, ai krijon edhe prirje ndaj keqpërdorimit të mënyrave për komunikim për përhapje të thashethemeve, pa përjashtuar edhe gënjeshtrat, transmeton Meta.mk.

Autori i njohur izraelit dhe profesor i historisë, Juval Noa Harari, në librin e tij “Sapiens: histori e shkurtë e njerëzimit” pohon që thashethemet janë themel i mbijetesës së species tone dhe është një nga elementet kryesore shoqërore që i nxit njerëzit të ndërtojnë lidhje të forta të ndërsjella.

Me një mënyrë të të menduarit pak më ndryshe, njeriu sot mund të deklarojë që të përfolurit është e ngjashme ose i ka rrënjët e njëjta me procesin e ndarjes dhe thënies së informative të rreme, diçka që e përkufizojmë si gënjim. Ndonjë tjetër, mund të thotë që fillimi i historisë së njeriut, gënjeshtrat në disa raste janë përdorur vetëm si mjet për t’u kaluar ndonjë agjendë e vogël ose për të mbështetur argumente të caktuara të pashpresa.

Pjesëmarrësi i dytë në këtë shkëmbim të imagjinuar, anakronik të argumenteve, do ta ketë të vështirë t’i vërtetojë argumentet e tij në kohën tone, kohë kur njerëzit kanë fituar megafon gjigant, deri më tani të paparë të cilin të gjithë duhet ta dëgjojnë dhe ta shikojnë – mediat.

Gjatë periudhës së fundit të historisë, mediat janë zhvilluar shpejtë, të shoqëruara me progres në sferat tjera të zhvillimit njerëzor, përfaqësuesi më i rëndësishëm i të cilit është teknologjia.

Nëse e rrotullojmë shiritin shpejtë-e-shpejtë përpara dhe vijmë në shekullin 21 do të vërejmë që njerëzit seriozisht përhapin informata të rreme nëpërmjet pakove të mëdha me të dhëna në faqe për lajme që janë themeluar me qëllim të vetëm – gënjim masiv i njerëzve dhe për profit të shpejtë të parave.

Procesi që më pas u bë i njohur si lajme të rreme, zakonisht i vështruar me neveri nga rrjetet tradicionale të mediave, çdoherë ka qenë pjesë e realitetit mediatik, por me kalimin e kohës filloi të zë vend në kanale tjera më bashkëkohore për lajme, më së shpeshti në Internet.

Pastaj vijuan zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidati i republikanëve, Donald Tramp shpesh herë i përshkruar si “populist dhe nacionalist”, u fut në garë si autsajder, por pasi fitoi 16 kandidatë të republikanëve dhe e fitoi kandidatin e demokratëve Hilari Klinto, e morri funksionin president.

Në vitin 2017, organizatat më të mëdha të zbulimit në SHBA ofruan prova që Rusia, qartë duke vepruar sipas programeve të planifikuar me kujdes në Kremlin, i ka ndihmuar Donald Trampit të fitojë në zgjedhjet. Fushatat me dezinformata ishin në qendër të një vargu ngjarjesh që çuan deri në hyrjen e Trampit në Shtëpinë e Bardhë.

Javët e fundit të procesit zgjedhor në SHBA, hulumtimet e hollësishme të “Gardijan” dhe “BazFid” zbuluan që adoleshentë nga Velesi, qytet i vogël në Maqedoninë e Veriut, janë bërë ekspertë për të ngarkuar lajme të rreme në internet, të cilët i kanë targetuar lexuesit amerikan dhe opinionin publik, për të gjeneruar sa më tepër klikime. Disa banorë të këtij qyteti me rreth 50.000 njerëz, kanë mbajtur rrjet prej rreth 100 ueb-faqeve që e përkrahnin Trampin, kurse pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të mbushura me lajme të rreme dhe sensacionalizëm.

Përveç kësaj, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv I Fejsbukut, Mark Zakerberg për “Nju Jork Tajms” deklaroi që shfrytëzuesit nga Maqedonia kanë përhapur lajme të rreme në përpjekje për ta ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në Alabama për Senatin amerikan në vitin 2018. Kjo deklaratë ishte pohim publik për inkuadrimin e fabrikave për lajme të rreme nga shteti ballkanik, të cilat kanë ndërhyrë në zgjedhjet në ShBA.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, fejsbuku deklaroi që ka ndërmarrë masa për t’u përballur me fushatat kundër dezinformatave që burojnë nga ueb-faqet nga Ballkani Perëndimor. Rrjeti më i madh social në botë tha që do të mbyll më tepër se 200 faqe vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, të cilat dukshëm kanë ndarë “material të papranueshëm lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me politikë dhe religjion”.

Ende nuk dihet nëse faqet kanë pasur lidhje me fushatat për dezinformata për zgjedhjet e vitit 2016 e deri sot, mirëpo Fejsbuku thotë që është konfirmuar që faqet kanë ndarë lajme të rreme dhe spin-propaganda pasi kanë ndodhur të shtënat në xhaminë në Krajstçërç, Zelandë të Re, krim tragjik i nxitur nga urrejtja, në të cilin jetën e humbën 51 persona dhe ka pasur numër të madh të plagosur.

Mbetet të shohim nëse Maqedonia e Veriut ia ka dalë në luftën kundër kësaj çështjeje, por për problemet me lajmet e rreme dhe fushatat me dezinformatat Bashkimi Evropian rregullisht ka folur në raportet e veta për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga Arian Lumezi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button