Ndeshjet në Shqipëri do të luhen pa tifozë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë, por në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave ka vendosur të njoftojë klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga sektori garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

Sipas FSHF-së, kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashësve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend.

“Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi”, theksohet me tej në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button