Deri më 10 mars, mbi 114.000 të prekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën ka tejkaluar numrin prej 114.000 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhëna të reja lidhur me rastet e reja të vendeve ku është regjistruar Covid-19, ka përditësuar në 114.458 numrin e rasteve të koronavirusit në të gjithë botën.

Gjithashtu në faqen e internetit thuhet se për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën gjithsej 4.027 persona ndërsa 64.270 janë shëruar.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 3.136 persona në Kinë, 3 në rajonin special administrativ të Hong Kongut, 463 në Itali, 237 në Iran, 54 në Korenë e Jugut, nga 30 në Francë dhe Spanjë, 27 në SHBA, 16 në Japoni, 7 në Irak, 5 në Britani të Madhe, nga 4 në Holandë dhe Australi, nga 2 në Zvicër, Gjermani dhe San Marino dhe nga 1 person në Kanada, Egjipt, Tajlandë, Tajvan, Filipine dhe Argjentinë.

Numri i personave të prekur nga virusi në territorin e Kinës ka arritur në 80.575 ndërsa janë regjistruar 116 raste në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makao. Po ashtu Covid-19 është shënuar edhe tek 45 persona në Tajvan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button