Juventus fiton derbin e Italisë, rimerr sërish kreun e renditjes

Juventusi u rikthye sërish në vendin e parë të renditjes pas fitores 2-0 që arriti përballë Interit në derbin e Italisë. Zonja e vjetër e zgjidhi çdo gjë në pjesën e dytë duke realizuar 2 herë me Ramseyn dhe Dybalan, shkruan Euronews Albania, transmeton Portalb.mk.

Pjesa e parë ishte e vakët me skuadrat që patëm pak raste. Mungesa e tifozëve ndikoi shumë pasi sfida nuk ngjante aspak me derbin e Italisë por dukej si një ndeshje miqësore.

Megjithatë në fund tre pikët janë me se të vlefshme për Juventusin që arrin të fitojë për herë të dytë në këtë sezon përballë Interit. Formacioni i drejtuar nga Conte zhvilloi një ndeshje shumë larg pritshmërive pasi në asnjë moment nuk mundi të dilte rrezikshëm përpara portës së Juventus duke firmosur një kapitullim pa kushte.

 Pas kësaj disfatë “Zikaltrit” shkëputen me 9 pikë nga vendi i parë i renditjes edhe pse kanë një ndeshje më pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button