Filloi Kongresi XXIV i LSDM-së, priten të merren vendime të rëndësishme

Partia në pushtet, LSDM po mban Kongresin XXIV, ku priten të merren vendime për të ardhmen e partisë, duke përfshirë edhe vendimet në lidhje me zgjedhjet e 12 prillit, transmeton Portalb.mk.

“LSDM është parti e përgjegjshme dhe e hapur, e cila për dy vjet e gjysme solli kthim kah e mira, e udhëhoqi shëtitin nga izolimi në integrim”, deklarojnë nga LSDM-ja, duke i vlerësuar politikat e tyre për të mirën e të gjithëve, të ardhme të sigurt, jetë më të mirë, stabile dhe zhvillim ekonomik.

LSDM-ja koalicionin e tyre e vlerësoi si koalicionin fitues të zgjedhjeve të 12 prillit.

Në fillim të Kongresit u paraqit kryetari Zoran Zaev, për të vazhduar pastaj me punimet Kongresi. Në fund të punimeve të Kongresit, pritet të paraqitet përsëri kryetari Zaev për të paraqitur vendimet e Kongresit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button