Turqia deportoi një shtetas kroat për lidhje me terrorizmin

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka njoftuar se Ankaraja zyrtare ka deportuar sot një terrorist kroat në shtetin e tij të origjinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, nga ministria thonë se luftëtari është dërguar si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ankarasë për të dëbuar terroristët e huaj, duke shtuar se Turqia vazhdon të deportojë luftëtarët e huaj terroristë.

Çështja e dëbimit të pjesëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të grupit terrorist, ka shkaktuar polemika, me Turqinë që argumenton se terroristët me origjinë të huaj duhet të kthehen në shtetet e tyre të origjinës.

Ankaraja zyrtare thotë se ndonëse disa vende evropiane u kanë rezistuar përpjekjeve turke për t’i dërguar pjesëtarët e DEASH-it në shtetet e tyre, kjo çështje megjithatë nuk do të ndalojë.

Turqia deri më tani ka deportuar të paktën 7.500 pjesëtarë të DEASH-it ndërsa disa prej tyre mbahen ende në burgjet turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button