Në Kosovë s’ka koronavirus, në më pak se një muaj u testuan 53 të dyshuar

Për më pak se një muaj 53 persona janë testuar në Kosovë nën dyshimin se janë të prekur nga koronavirusi. Të gjitha mostrat e dyshimta rezultuan negative, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, transmeton Koha.net.

Këto 53 raste u testuan nga 8 shkurti e deri më 5 mars, sot. Gjatë ditës së sotme ka pasur një rast të dyshimtë, që po ashtu doli të mos jetë infektuar me koronavirus.

IKSHPK ka thënë se po bën kontrolle të vazhdueshme në Aeroportin e Prishtinës si dhe në pikat kufitare. Po ashtu ka thënë se sot ka testuar të gjithë udhëtarët e ardhur nga Verona e Italisë, dhe te asnjëri s’janë gjetur shenja të kësaj sëmundjeje.

Në fund, IKSHPK-ja ka dhënë disa rekomandime për t’iu shmangur rreziqeve për infektim me koronavirus:

Të gjithë udhëtarët janë rekomanduar:

1. Të qëndrojnë në shtëpitë e veta:

2. Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;

3. Të evitojnë përshëndetjen me shtrëngimin e duarve;

4. Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve;

5. Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku familjar me historikun e udhëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button