Dyshohej për koronavirus, dalin analizat e 50-vjeçares që ndërroi jetë në Korçë

Ditën e djeshme një 50-vjeçare që vuante nga diabeti ndërroi jetë në spitalin e Korçës. Edhe pse gruaja vuante prej kohësh nga sëmundja e diabetit, gjendja e saj ishte përkeqësuar të mërkurën kur shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe më pas ndërroi jetë. Fillimisht u dyshua se ajo mund të ishte e prekur nga koronavirusi për shkak të simptomave që shfaqi.

Sot kanë dalë rezultatet e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik dhe siç ka bërë me dije Top Channel, koronavirusi nuk ishte shkaku i përkeqësimit të gjendjes së saj. Arsyeja pse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë ka qenë gripi sezonal.

Deri më tani, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button