Prokuroria e Përmetit apeloi vendimin e gjykatës për Henri Çilin

Prokuroria e Përmetit ka apeluar vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Henri Çilin. Vendimi është apeluar nga prokurori në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrëes. Apelimi është depozituar të enjten në gjykatë, transmeton OraNews.

Ky veprim i Prokurorisë së Përmetit ka ardhur vetëm pak ditë pas Henri Çili u la i lirë me masën “Detyrim paraqitje”, pasi u akuzua se do të ndikonte në një proces gjyqësor. Vetë i akuzuari, u mbrojt duke treguar se nuk ishte i vërtet pretendimi i Prokurorisë se ai do të ndikonte në një vendim gjyqësor.

Çili tha se gjithçka që ai kishte bërë ishte brenda rregullave, pasi kishte një kompani ligjore ndërmjetësimi. Megjithatë, Prokuroria e Përmetit pretendon se ka fakte që gazetari dhe sipërmarrësi ka bërë shkelje të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button