Meta firmos dekretin, rikthen në Kuvend Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka firmosur dekretin për kthimin në Kuvend të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Ky ligj është miratuar në seancën plenare të 12 shkurtit, ndërsa në arsyetimin e presidentit për kthimin e tij në Kuvend thuhet se “dispozitat e miratuara në mungesë konsultimi gjithëpërfshirës shkelin Parimin e sigurisë juridike; Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, transmeton Klan Kosova.

“Gjithashtu, në tërësi ky ligj, karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, që i bën dispozitat konfuze dhe të paqarta. Ky element, ndërthurur me antikushtetutshmërinë e parashikimeve, cenon akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike”, thuhet në arsyetim ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button