Dimitrov: Nëse nuk ka vendim për bisedimet, BE do të dërgojë sinjal të keq për rajonin

Pas raportit pozitiv nga KE koha është që Evropa të dërgojë vendim konkret dhe të qëndrueshëm për fillimin e bisedimeve hyrëse. Por, pas përvojës në dy vitet e kaluara, për fat të keq, ende nuk mundemi që t’i lejojmë vetes të gëzohemi, Mendoj se duhet që ta shohim vendimin konkret, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në “Utrinski Brifing”, njofton Portalb.mk.

“Raporti është më shumë se i mirë. Është i shkëlqyeshëm. Pasi që thotë se edhe përskaj dëshpërimit nga tetori, Maqedonia e Veriut i ka rritur dhe intensifikuar përpjekjet në reforma dhe ka dërguar rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. Kemi mini raport se është koha që të fillohen bisedimet hyrëse dhe shpresoj se Evropa duhet që ta shfrytëzojë dhe atë ta dërgojë. Nëse BE në këtë kontekst nuk dërgon, praktikisht viktima më e madhe do të jetë politika e zgjerimit, gjegjësisht BE do të japë sinjal se dyert janë të mbyllura në një rajon i cili është i rrethuar me vende anëtare dhe mendoj se atë punë nuk do ta lejojnë”, tha Dimitrov.

Nëse do të ishte një çështje pozitive nga këto dy vitet e pafrytshme, thekson Dimitrov, është ajo që problemet janë më shumë nga ana e BE-së se sa nga ana jonë.

“Përfundimisht politika e zgjerimit u bë lëndë e kujdesit dhe diskutimit në nivel më të lartë dhe mendoj se metodologjia e re siguron një ringjallje, kthim në tavolinë të asaj politike. Mendoj se ajo është plus”, tha Dimitrov.

Për qëndrimin e Francës e cila kishte vërejtje se procesi i zgjerimit është shumë teknik dhe i lëshuar, Dimitrov rikujtoi në deklaratën e presidentit francez, Emanuel Makron në Konferencën e Sigurisë në Minhen se është i kënaqur nga metodologjia si hap i parë, dhe nëse raportet e KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitive, ai do të jetë hapi i dytë që do të mundësojë Parisin që seriozisht ta shqyrtojë çështjen e fillimit të bisedimeve.

Sipas DImitrovit, punët shkojnë drejt suksesit të përbashkët dhe pozitive është që ardhmëria evropiane e rajonit nuk është kontestuese edhe për Francën.

KE pas raporteve të publikuara, thekson se Shkupi dhe Tirana i kanë përmbushur kriteret për fillim të negociatave dhe se pret Këshilli i BE-së në javët e ardhshme të sjell vendim pozitiv.

Raportet e publikuara e përshëndesin progresin në dy vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button